Sony prezenton dy modele të reja të PlayStation 4

Sony zyrtarisht ka lansue dy modele të reja të PlayStation 4.

Kompania e videolojnave ka lansue PS4 slim dhe të fuqishmin PS4 Pro.

PS4 Slim asht ma i lehtë dhe kursyes i energjisë. Ky model ka me dalë në shitje më 15 Shtator dhe kushton 249 funte.

PlayStation 4 Pro, ma herët i njohun si Neo ose PS4K, posedon 1terabajt hard disk dhe përkrah rezolucionin 4K e HDR. Kjo pajisje lansohet më 10 Nandor dhe ka me kushtue 349 funte.