Studimi i hatashëm: Qe sekreti për seks të gjatë (foto +18)

A jeni bujar në shtrat apo egoist?

Hulumtuesit mendojnë se asht ma mirë të fokusoheni te dëshirat e partnerit apo partneres, dhe kështu mundeni me rritë kënaqësinë seksuale për të dy.

Nji studim i fundit, i publikuem në në revistën “Social Psychological and Personality Science”, ka studiue “fuqinë seksuale të përbashkët” në lidhjet afatgjata.

Çiftet kanë plotësue anketa çdo ditë për tre javë rresht dhe u zbulue se “bujarët/et”, ndiheshin ma të tërhequn nga partneri apo partnerja e tyne dhe gjatë ditës, dëshira e tyne seksuale ishte ma e madhe.

Hulumtuesja Lisa Day, nga Universiteti i Torontos, tha: “Këta njerëz janë të motivuem sepse, ata e duen partnerin e tyne, duen me ba të ndihet mirë dhe nga kjo përfiton marrëdhania”.

“Ata janë të ngazëllyem dhe të interesuem nga nevojat seksuale të partnerit të tyne”, shtoi ajo.

Megjithatë, studimi tregoi se shumica e mashkujve, mendojnë vetëm për me i kënaqë nevojat e tyne seksuale.

Studimi i kryeem nga “Voucher Codes Pro”, zbuloi se vetëm nji në 5 mashkuj vendosnin nevojat seksuale të partneres të tyne mbi ato të vetat.