Studimi kanadez: Qe pjesët ma të ndjeshme të trupit të nji femne

Zonat erogjene në trupin e femnës, janë burim i vazhdueshëm frymëzimi për çdo mashkull që dëshiron me dijtë rreth partneres së tij, dhe shkencëtarët kanadezë kanë krye nji studim, në të cilin dëshirojnë të dijnë se deri në ç’masë arrin ndjeshmënia e pjesëve të caktueme të trupit të femnës.

Me pak fjalë, qëllimi ka qenë të përcaktohen disa lloje referencash për trupin e femnës – cilat vende duhen të preken butë, dhe cilat zona reagojnë ma mirë ndaj presionit.

Pjesët e testueme të trupit ishin thithat e gjoksit, krahu anësor i gjoksit, perineumi (hapsina mes dy vrimave) dhe vende të tjera, si dhe janë krahasue zonat stimuluese si stomaku, qafa, parakrahu dhe pjesë tjera të trupit që nuk përfshihen si zona erogjene.

Janë studiue stimuj në formën e prekjeve të lehta, presion dhe dridhje, dhe qe rezultatet e fitueme:

– Prekja e lehtë ma shumë ngacmon qafën, parakrahun, si dhe fillimin e vaginës.

– Presioni i lehtë shkakton ndjeshmëni ma të madhe te thithat e gjoksit dhe klitorisit, ndërsa ma pak ndjeshmëni në stomak dhe anën e gjoksit.

– Klitorisi dhe thithat janë ma të ndjeshëm ndaj vibracioneve.

Prandaj, gjatë prekjes së organeve gjenitale, përdorni presion të lehtë dhe vibracione, ndërsa në pjesët tjera të trupit, në përjashtim të thithave, prekni lehtë pjesët që janë të nevojshme.