Telefoni bjen prej havaje, ka me ju befasue çka ndodh! (video)

Nji telefon i mbijetoi ranies nga aeroplani dhe madje regjistroi krejt këtë eksperiencë.

Blake Henderson, nji burrë amerikan, po regjistronte me nji Samsung Galaxy S5 nga dritarja e nji aeroplani të vogël, kur papritun telefoni i pshtoi nga dora dhe ra në tokë.