“The Economist”: Këto janë qytetet ma të mira dhe ma të këqija për me jetue (foto)

The Economist ka publikue Raportin e Jetueshmënisë Globale për vitin 2017 dhe për të shtatin vit radhazi,

Melburni në Australi asht qyteti që kryeson listat e vendeve ma të mira për me jetue.

Në Europë, qytetet janë prekë nga përhapja e kërcënimit prej terrorizmit në rajon.

Por në të njajtën kohë, qytete si Reikjaviku, kryeqytet i Islandës dhe Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, kanë shënue përmirësime nga rania e nivelit të krimeve, shtimi i aktiviteteve kulturore, prej të cilave asht shënue përmirësim i kushteve të jetesës.

10 ma të mirët
Në listën e dhetë qyteteve që ofrojnë kushtet ma të mira për me jetue janë 3 qytete australiane, prej të cilëve Melbourni kryeson listën; 3 qytete kanadeze, 3 europiane, dhe qyteti i Auckland në Zelandën e Re.

10 qytetet e fundit për me jetue
Simbas renditjes nga Njisia e Inteligjencës së The Economist, dhetë qytetet e fundit për me jetue janë vende ku po zhvillohet luftë apo konikte civile. Në vend të fundit renditet qyteti i Damaskut në Siri.

Kievi asht i vetmi qytet europian, i cili renditet qyteti i 131 për me jetue.