Tmerrohen serbët: Në mes të Beogradit me bluzën ‘Autochthonous’ (foto)

Foto tregon qartë nji djalë që rrin ulun në banak, me nji bluzë në të cilën asht vizatue harta e “Shqipnisë së Madhe”, shkruen sot portali serb, Telegraf.

“Sot isha i detyruem me regjistrue këtë skenë … pa dashte me polemizue rreth asaj se sa shqetësuese mund të duket kjo, kam me parashtrue nji pyetje se çka kishte me ndodhe sikur nji djalë serb kishte me veshë në Tiranë nji kmishë me nji hartë të “Serbisë së Madhe?”. Ma shqetësuese asht indoktrinimi i fëmive në nji moshë të re”, shkroi Leo Pajkic. biri i Isidora Bjelica (shkrimtare dhe ftyrë publike) në përshkrimin e fotos.

Imazhi asht regjistrue në sheshin “Slavij”, nji nga pjesët ma të ngarkueme të qytetit, në pikë të ditës, vazhdon portali.

a-1502260410-5059436-1