Tronditëse: Ma shumë se gjysa e studentëve sulmohen dhe ngacmohen seksualisht

Ma shumë se gjysa e studentëve në Australi janë ngacmue seksualisht të paktën nji herë gjatë vitin 2016, simbas nji sondazhi kombëtar.

Raporti i Komisionit Australian për të Drejtat e Njeriut zbuloi gjithashtu se pothuejse 7% e nxanësve ishin sulmue seksualisht të paktën nji herë në vit.

Studentet femna kishin ma shumë gjasa të sulmoheshin ose ngacmoheshin seksualisht. sesa mashkujt

Studimi tronditës thuhet se asht ma i madhi i këtij lloji në Australi.

Komisionerja për diskriminimin gjinor tha se raporti paraqiste njëipamje “shqetësuese” të jetës universitare.

Intervistat në 39 universiteteve me 31,000 studentë zbuluen se sulmet dhe ngacmimet seksuale kishin ndodh në të gjitha mjediset e universitetit.