Trump flirton me gazetaren derisa flet me Kryeministrin homoseksual (video)

Presidenti amerikan, Donald Trump u ba subjekt i kritikave të shumta në rrjetet sociale, mbas komenteve seksiste ndaj nji reportereje.

Presidenti po fliste me Kryeministrin e Irlandës në telefon, kur bani gjeste ndaj gazetares Caitriona Perry.

Trump po i telefononte kryeministrit Taoiseach Leo Varadkar, që asht i pari Kryeministër homoseksual i Irlandës.

“Epo, këtu në sallë kemi shumë përfaqësues të medias irlandeze. Tash po largohen nga dhoma,” i tha Trump.

Më pas thirri nji prej reportereve.

“Nga je ti? Hajde këtu. Nga je ti? Këtu kemi shumë gazetare të bukura. Nga je ti,” nisi ta ngacmonte Trump.

Mbasi reporterja u prezentue, Trump i tha: “Ajo ka nji buzëqeshje të bukur në fytyrë”.

“Besoj që të trajton mirë ty,” i tha Trump kryeministrit irlandez në telefon.