Trump’in e sulmojnë se pa eklipsin pa syze!

President Amerikan Donald Trump dhe Zoja e Parë Melania Trump panë së bashku eklipsin nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë të Hanën.

Për nji moment kamerat kapën Presidentin teksa pa direkt diellin mbasi hoqi syzet mbrojtëse, teksa miliona amerikanë ndaluem për disa minuta aktivitetin e tyne për me ndjekë eklipsin.

Veprimi i Trumpit shkaktoi menjiherë zemërimin e kritikëve të tij, që nuk humbasin kurrë rast për me sulmue.

Këtë herë, kritikët i kujtuen Presidentit se media i kishte këshillue njerëzit që të mos shihnin direkt diellin.

Simbas nji reporteri nga Shtëpia e Bardhë, ndihmësit i bërtitën “Mos shiko!”, kur ai ngriti kryet naltë, pa syze.