Udhët e së ardhmes: Tunelet nëntokësore ku kerret ecin me 200 km/orë (foto/video)

Imagjinoni. Jeni të bllokuem në trafik. Në nji moment çahet toka dhe ju përmes tuneleve nëntokësore mbrrini në destinacionin tuej mbrenda disa minutave.

Miliarderi, inxhineri, shpikësi dhe biznismeni amerikano-kanadez, Elon Musk, ka publikue në Instagram foton e nji tuneli nëntokësor që po ndërtohet nga kompania Boring në Los Angeles së bashku me nji kerr Tesla S në hymje të tunelit.

Projekti parashikon kerret të zbresin në tunel përmes nji ashensori të madh dhe mandej vendoset në nji platformë magnetike që ka me transportue kerrin në nji linjë hekurudhore me shpejtësi 199 km në orë.