Varfnia e shqiptarëve të Shqipnisë më 1961- Fotot e rralla që i ndaloi komunizmi

Gazetari gjerman, Hari Ham, në Gusht të 1961 erdhi në Shqipni ku fotografoi imazhe të shqiptarëve dhe qyteteve të Shqipnisë tue pasqyrue realitetin, në të cilën jetonin banorët.

Ham, shërbeu me forcat gjermane në Luftën e Dytë Botnore dhe u nxu rob lufte në Bashkimin Sovjetik

Mbas kthimit të tij në Gjermani, studioi për shkencat politike në Frankfurt dhe në Montpellier, dhe punoi gazetar për gazetat e njoftuna, Die Welt dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Në Gusht të vitit 1961 Hami mori nji vizë të rrallë për me vizitue Shqipninë, pikërisht në nji kohë rrëmuje të madhe politike. Aty përjetoi ndamjen politike të Shqipnisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare.

Këto foto nuk janë ba anjiherë publike për popullin shqiptar gjatë monizmit, ndoshta pikërisht për shkak se këto tregonin nji periudhë të vështirë politike dhe varfninë në vend.