Vendimi i Facebook mbas sulmit terrorist në Nice

Menjiherë mbas sulmit terrorist në Nice të Francës gjatë festimeve për Ditën e Bastijes, Facebook ka aktivizue “Safety Check” ose ndryshe kontrolli i sigurisë.

Ky opcion asht aktivizue nga rrjeti social i Mark Zuckerberg edhe gjatë sulmeve terroriste të Parisit me 13 Nandor, në Nigeri më 17 Nandor, në Bruksel më 22 Mars, në Pakistan më 27 Mars dhe Orlando më 22 Qershor.

Ma herët, “safety chech” aktivizohej veç në rast të fatkeqësive natyrore, si tërmete apo tsunami.