Video që dhezi debatin: Policia i bani 11 minuta kontroll intim (video)

Oficerët e policisë, që i banë 11 minuta kontroll vaginal nji grueje gjatë nji ndalimi policor, nuk do përballen me akuza penale.

Avokatët e amerikanes Charnesia Corley thanë se incidenti i tmerrshëm ishte qartësisht nji përdhunim nga policia.

23-vjeçarja u prangos, e zhveshën nga brezi e poshtë dhe nisën me i bajnë ‘kontroll vaginal’ përpara nji kerri që ishte parkue aty pa miratimin e saj.

Policia tha se vinte era marihuanë kur e ndaluen kerrin e saj.

Madje ata pretenduen se gjetën 0.2 gramë marihuanë.

Por çashtja asht pushue ditën që do niste gjyqi.

Avokati i Corley tha se ajo ishte në atë kohë nji studente pa asnji precedent penal.

Ai shtoi se Corley kërkoi që video m’u ba publike në mënyrë që nji prokuror special të rishikonte rastin e saj.