Video që po e then rrjetin: Qysh mundet me ba nji milioner diçka kaq të tmerrshme? (video)

Kjo video ka ba xhiron e rrjetit.

Shumëkush ka reague i tmerruem nga ajo që ka pa.

Nji person, që po vraponte në nji prej udhëve të Londrës, e shtyn nji grue mbasi mendoi se i kishte nxanë hapsinën.

Kjo e fundit bjen në udhën e autobusit, por pshton falë aftësive të shoferit, që manovron në çast.

Mësohet se policia ka arrestue nji 41-vjeçar për këtë ngjarje të randë, e cila ka alarmue britanikët.

Ai quhet Eric Bellquist dhe Daily Mail shkruen se asht nji bankier milioner.

Ai vrapon përgjatë kësaj udhe, megjithëse Bellquist thotë se kur ka ndodhë ngjarja ka qenë në SHBA.