Villa e fundit e Vladimir Putin ka me ju lanë pa mend (foto)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tashma ka me pasë nji villë të re super-luksoze pushimi në nji ishull në gjirin e Vyborg, rreth 12 milje nga kufini rus me Finlandën.

Shtëpia ka mbrenda nji bazen madhështor, sauna, sallë bilardo, disa dhoma gjumi, nji sallë studimi, mobilje të shtrejta e të tjera gjana luksi.

Simbas mediave ruse, bazeni në mbrendësi asht ndërtue me pllaka të arta.

Villa Sellgren u ndërtue fillimisht para Revolucionit Rus në 1913 nga arkitekti i njoftun finlandez, Uno Ullberg./The Sun/