Vizita e fundit e Tito’s në Kosovë – kend takoi atëbotë? (foto)

Presidenti i Jugosllavisë kishte vizitue Kosovën vetëm pak muej para se të vdiste, shkruen gazetametro.net.

Ai ishte pritë nëpër udhët e Prishtinës së atëhershme me nderime të nalta. Siç shihen në fotografi, ai ishte pritë nga qindra mija njerëz që kishin dalë nëpër udhë. Tito ishte takue me shumë figura, e ndër ta janë edhe disa që jetojnë ende. Çka bjen në sy, asht takimi i Titos me artistët kosovarë, me ç’rast ishte shkrepë edhe nji fotografi që ruhet sot.

Ndër shumë njerëz që takuen Titon në vitin 1979, ishin edhe shumë artistë të njoftun, ndër ta edhe kangëtari Sabri Fejzullahu, shkruen gazetametro.net.

Në këtë fotografi shihen edhe artistë të tjerë të shquem shqiptarë. Përveç Sabri Fejzullahut, krahë Titos shihen edhe Melihate Ajeti, Shahindere Bërjalolli e Reshat Randobrava. Po ashtu, në krahun e Titos shihet Xhavit Nimani, e mbas tij kangëtarja e njoftun Nexhmie Pagarusha. Përpos tyne, në fotografi janë edhe Gazmend Pallaska e Venera Mehmetagaj.

Siç mësohet, takimi në të cilin shihen artistët kosovarë krahë Titos ishte i vitit 1979, dhe u mbajt në Hotelin Grand, i cili edhe asht ndërtue në nder të tij. Madje, në po këtë hotel suita presidenciale ende mban emnin e Josip Broz Titos.

Ndryshe, Tito ishte udhëheqës i Jugosllavisë që gëzonte përkrahje në të gjitha shtetet dhe krahinat e Jugosllavisë. Reputacion të mirë kishte edhe në Kosovë, të cilën gja e dëshmon edhe pritja që iu ba atij në vizitën e fundit.

Shperndaje në: