Vrasja e supozueme e Erdogan, arrestohet regjisori i filmit (video)

Regjisorit turk Ali Avtsi i janë vnue prangat mbas shfaqjes së trailerit të filmit “Zgjimi” që përshkruen se si do të kishin shkue gjanat nëse grushti i shtetit i vitit 2016 do të kishte përfundue me sukses.

Skenari kallxon fundin e regjimit të Erdogan me anëtarët e familjes së tij të vramë dhe vetë Erdoganin me revole në kry mbasi kapet nga organizatorët e grushtit të shtetit.
I titulluem Uyan?? “Zgjimi”, filmi përmban skena që tregojnë puçistët tue vra familjen e Erdogan.

Në fund të trailerit Erdogan shfaqet i gjunjëzuem me nji revole në kry.

Avtsi u arrestue në shtëpinë e tij, ku ishte me Fethullah Karampimper, i cili gjithashtu kërkohet për lidhjen e tij me rrjetin e Gulen, raportoi agjencia Anadolu.

Karampimper u përpjek me i shpëtue arrestimit, por simbas të njajtit burim, të dy burrat u dërguen në stacionin e policisë.
Avtsi ishte edhe producent i filmit të «Reis» (Udhëheqësi), kushtue jetës së Erdogan.

Ky film rrëfen jetën e Presidentit turk nga fëminia e tij në rrethinat e Kasimpasa në Stamboll, deri në periudhën që ishte kryebashkiak i Stambollit nga viti 1994 deri në 1998.