WhatsApp sjellë risi me program për kompjuterat Mac dhe Windows

Shumë përdorues të aplikacionit për mesazhe dhe thirrje “WhatsApp” kanë qenë tue përdorë “whatsapp” nëpërmjet shfletuesit në platformën web, tashma ky program ka me ardhë si program me mundësi instalimi në kompjuterat desktop.

Të martën, “WhatsApp” ka lëshue për përdorim programin e tyne të parë ndonjiherë për kompjuterat “desktop”. Tashma përdoruesit munden me përdorë njisoj ate edhe kur telefonat e tyne nuk i kanë në dispozicion, raporton Mashable.
.
Programi asht në dispozicion në të dy sistemet operative në Windoës 8 dhe Mac OS 10.9 ose ma nalt, ka thanë kompania në nji blog post.