Zbulimi shokant i nji libri: Hitleri masturboi tue e pa këtë film!

Nji libër i ri i publikuem në Gjermani tregon se diktatori, Adolf Hitler, ishte nji vrasës serial me probleme seksuale.

Në librin e psikologut, Volker Elis Pilgrim, theksohet se dëshira e tij për vrasjet bazohet te epshi devijant seksual.

Në libër asht publikue nji dëshmi e aktores së njoftun të asaj kohe, Marianne Hoppe.

Hitleri e adhuronte dhe e kishte ftue që me pa nji film së bashku në kancelarinë e rajhut.

Filmi titullohej “Rebeli” dhe fliste për kryengritjen e austriakëve kundër Napoleonit.

Gjatë nji momenti në film, kur austriakët po sulmonin trupat franceze, Hitleri nisi me masturbue.

“Doja me u largue. Ai njeri ishte i tutshëm”.

Pilgrim shkruen në librin e tij se ka nji lidhje mes seksualitetin dhe dhunës te Hitleri.

Qe çfarë pasioni tjetër seksual kishte Hitleri

Nji dosje tjetër sekrete zbulon se diktatori gjerman, Adolf Hitler, kishte edhe njëifetish seksual shumë të çuditshëm.

Studimet e kohës së luftës nga agjencia e inteligjencës amerikane zbulojnë se ai pëlqente ‘seksin e jashtëqitjes’.

Lideri nazist preferonte femnat që e banin jashtëqitjen, derisa ishin mbi të.

Ky zbulim vjen pak mbasi u raportue se Hitleri kishte nji mikro-penis dhe vetëm nji testikul.

Dr. Walter C Langer ka studiue dokumentet dhe thotë se Hitleri ishte koprofiliak- nji njeri që eksitohet nga jashtëqitja.

“Kjo praktikë asht niveli ma i ulët i degradimit,” thotë ai.

Ishte pikërisht mbesa e tij, Geli Raubal, që ia plotësonte këtë fantazi seksuale.

Shperndaje në: