Zbulohen aksidentalisht misionet sekrete, dalin fotot e SAS’ve (foto)

Anëtarë të njisisë së Forcave Speciale Britanike kanë befasue tue publikue foto në nji profil në “Facebook” nga operacione sekrete.

Ma shumë se 2 mijë postime në nji profil të hapun në “Facebook” janë ba nga anëtarë të forcave “SAS”.

Në foto janë kapë momente nga stërvitjet, por edhe nga fronti i parë i luftës, mendohet në Irak.

Në të tjera foto, pasqyrohen armatimet, automjetet, por edhe pajisje të veçanta nga operacionet e tyne. Anëtarët e “SAS” e kanë kategorikisht të ndaluem publikimin e të tilla imazheve.

Publikimi i fotove vjen në mes të nji hetimi dhe akuzave të ngrituna ndaj Forcave Speciale Britanike, për vrasjen e civilëve të pafajshëm në provincën e Helmandit në Afganistan.