Zbulohet plani sekret: Kim Jong-un, gërmon tunelet sekrete që e lidhin me Korenë e Jugut (foto)

Herën e fundit që Korea e Jugut dhe ajo e Veriut u përplasën ushtarakisht asgja nuk shkoi siç ishte planifikue.

Në fund të viteve 1960, mbasi komandantët e Koresë së Veriut u përpoqën me plaçkitë pallatin presidencial në Seul, Koreja e Jugut stërviti agjentë sekretë për me futë në Korenë e Veriut dhe për me i pre fytin e liderit të saj, Kim Il-sung.

Por  misioni u ndërpre, dhe agjentët u vranë.

Edhe pse mendohet se dy Koretë kanë ndërpre të gjitha lidhjet, duket se përvec origjinës, dy vendet armike kanë ende shumë gjana që i mbajnë të lidhuna.

Duket se Korea e Veriut ka gërmue nji tunel nëntokësor që e lidhte me Korenë e Jugut, tue i dhanë kështu mundësinë Kim Jong-ut mundësinë për me dërgue 30 mijë trupa në nji orë.

Tuneli asht zbulue nga koreanojugorët, të cilët thonë se ekziston tuta që të ketë edhe 84 tunele të tjerë sekret të luftës.

Në hapsinën e tuneleve mendohet se ka disa zona për me fjet, hekurudhë dhe hapësina të mjaftueshme për me kalue tenku, raporton Th Sun.

Muret, të cilat janë të nalta dhe 1.2 m të gjanë, janë të përforcueme me pllaka betoni.

Ekzistenca e këtyne tuneleve ka rrit rrezikun e tensioneve mes dy Koreve, sidomos dy vitet e fundit.

 

ImageImageImageImageImageImageImage

Shperndaje në: