1 lugë nga kjo përziemje, e tret për 2 minuta ushqimin tuej

Dhe, sikurse thojnë, na jemi në të vërtetë ajo çka hajmë gjatë tanë kohës. Dhe, sistemi ynë i tretjes asht nji mekanizëm kompleks me 100 procese që ndodhin në të njajtën kohë. Në vetvete, procesi i tretjes asht shumë i komplikuem, prandaj edhe na duhet me ndihmue në këtë aspekt.

Nëse tretja nuk ndodh siç duhet, shumë funksione në organizëm nuk kryhen. Për këtë arsye, na kemi me ju tregue recetën e nji përziemje që ju vjen në ndihmë menjiherë.

Përbamësit:
150 gramë kumbulla;
150 gramë hurma arabike;
5 filxhanë me ujë të ziem;

Pregaditja:

Vendoseni ujin për me zie, mandej shtoni hurmat arabike dhe kumbullat dhe leni për 15 minuta. Leni të ftofet masën e pregaditun. Mandej, hani çdo mëngjes nji lugë të kësaj përziemje. Ju kini me ndje menjiherë diferencën dhe mbrenda nji kohe të shkurt nuk keni me pasë asnji problem me tretjen.