15 arsye pse çokollata ju ban mirë!

cokollata

Çokollata rezulton të ketë kaq përfitime shëndetësore, sa moskonsumimi i saj rezulton nji mëkat i vërtetë.

Falë përbamësve të saj çokollata ka veti antiinflamatore, ndihmon në humbjen e peshës, parandalon tumoret si dhe asht insulino–rezistente, e ka shumë veti të tjera që ndihmojnë në jetëgjatësinë e çdo njeriu që e konsumon.

Çokollata jo vetëm asht e mirë por i ban shumë mirë shëndetit.

E cilësueme si nji qetësues natyral kur bahet fjalë për ditët e zymta apo me ngarkese punë, duhet tregu kujdes në rast se konsumohet në sasi të mëdha, në të kundërt nuk përban asnji problem. Madje nga konsumimi i çokollatës së zezë përfitimet janë të shumta në shëndet dhe humor të mirë.

Mbron nga sëmundjet e zemrës dhe iktusi

Studimet kanë zbuluar se ngrënia e një sasie të vogël çokollate mbron organizmin nga rreziku i infarktit dhe goditjeve në tru. Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Aberdenit ka treguar se personat që hanë një sasi të caktuar çokollate në ditë redukton me 11% rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe deri në 23% të goditjeve në tru.

Shtatzani ma të sigurt

Të hash çokollatë redukton deri në 69% rrezikun për një sërë sëmundjesh në shtatzëni, të njohura edhe si mjaft të rrezikshme, sikurse janë sëmundjet e zemrës. Falë një përbërje kimike në çokollatë është e mundur ulja e tensionit vetëm duke e konsumuar atë.

Redukton inflamacionet
Nëse e dashuroni çokollatën, dijeni se 70% e saj përbëhet nga kakaoja, një element i pasur me resveratrol, antioksidant i fuqishëm kundër inflamacioneve.

Ul kolesterolin

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Teksa zgjidhini çokollatat sigurohuni që ato të jenë çokollatë e zezë deri në 70%, pasi në të kundër në rast të zgjedhjes së çokollatës me qumësht apo çokollatës së bardhë mund të rrisni nivelin e kolesterolit.

Mbron kundër diabetit të tipit 2

Falë disa përbërësve çokollata mund të rrisë rezistencën e insulinës dhe të ndihmojë për të mbajtur të balancuar nivelin e sheqerit në gjak, e cila ndihmon në luftën kundër diabetit të tipit 2.

Ndihmon në përqendrimin

Çokollata përmban kafeinë, e cila në sasi të caktuar mund të ndihmojë të përqendrohemi. Një çokollatë me bajame është e pasur me vitaminë E, e jashtëzakonshme për kujtesën.

Lufton depresionin

Përveç kënaqësisë që sjell shumë opinione mjekësore thonë se kakao në çokollatë është e barabartë me disa ilaçe stabilizuese të humorit që përshkruhen nga mjekët. Megjithatë nëse ndiheni nën një stres të vazhdueshëm dhe depresivë, gjithsesi mos merrni vetëm çokollatë por këshillohuni edhe me mjekun, pasi çokollata nuk shëron 100%.

Në pleqëri ndihmon kundër demenzës

Një studim ka evidentuar se personat e moshuar që konsumojnë deri në dy filxhanë me çokollatë të ngrohtë në ditë ndihmon oër rezultate më të mira në forcimin e kujtesës në krahasim me personat që nuk konsumojnë çokollatë. E gjitha kjo, thekson studimi, besohet se kjo vjen për shkak të përshpjetimit të fluksit të qarkullimit të gjakut në tru.

Përmirëson performancën sportive

Veçanërisht çokollata e zezë me bazë bimore është zbuluar se stimulon rritjen muskulare sikurse vrapuesit e garave. Madje është vënë në dukje se kombinimi i ushtrimeve fizike me çokollatë përmirëson paraqitjen sportive deri në 50%

Redukton stresin

Studiues zviceranë kanë zbuluar se konsumimi i çokollatës së zezë redukton nivelin e kortizolit, hormonit bazë që shkakton stres. Për të reduktuar stresin mjaftojnë katër kuadrate të çokollatës së zezë, me bazë 75% kakao.

Mbron nga rrezet e diellit

Përfitimet e çokollatës nuk kanë të sosur. Falë përmbajtjes së disa antioksidantëve të quajtur flavanol çokollata rezulton të jetë mbrojtëse për lëkurën tonë nga rrezet UV. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumi i çokollatës me përmbajtje të lartë kakaoje furnizon lëkurën me “mbrojtje mjaft të rëndësishme”.

Ban mirë për “libido-n”

Nëse në shtrat gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë, atëherë provoni të konsumoni çokollatën e zezë, për shkak të një përbërësi në këtë çokollatë rritet “libido-ja”, i njëjti emocion që çlirohet gjatë aktit të seksit.

Parandalon tumoret

Çokollata përmban gjithashtu edhe shumë polifenole, substanca naturale që ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Por edhe në këtë rast nuk duhet të konsumohet në sasi të mëdha, pasi yndyrnat në të rrisin shanset për t’u prekur nga tumoret.

Çokollata edhe të dobëson

Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i disa kuadrateve me çokollatë 20 minuta para një vakti bën që truri të prodhojë dy hormone, të cilat shkaktojnë ndjesinë e ngopjes. Kjo automatikisht do të thotë që do të hani më pak bukë dhe rrjedhimisht do të humbisni peshë.

Ndikon në jetëgjatësi

Çokollata rezulton të ketë kaq përfitime shëndetësore, sa moskonsumimi i saj rezulton një mëkat i vërtetë. Falë përbërse të saj çokollata ka veti antiinflamatore, humbje peshe, parandalon tumoret, është insulino–rezistente dhe shumë veti të tjera që ndihmojnë në jetëgjatësinë e çdo njeriu që e konsumon. Hani çokollatë për jetëgjatësi.