20 informacione që s’i dini për bebet!

foshnjaaa

Këtu janë 20 informacione interesante lidhun me foshnjat, të cilat mund të mos i keni dit dhe asht mirë me i mesue.

Këto janë disa fakte, informacione interesante, statistika, hulumtime dhe rezultate lidhun me foshnjat, të cilat duhet t’i dinë ata që nuk janë ba akoma prindë, por edhe ata që tashma e gezojnë këtë rol të veçantë.

Lexoni 20 informata lidhun me foshjat:
– Një fëmijë nuk mund të shijojë kripën derisa të mbushi 4 muaj. Kjo vonesë në shije ka të bëjë me zhvillimin e veshkave, të cilat fillojnë procesin e përpunimit të natriumit në këtë moshë.

– Një i porsalindur ka më shumë mundësi për ta kthyer kokën në të djathtë se sa në të majtë.

– Një i porsalindur urinon rreth çdo 20 minuta dhe çdo orë në 6 muajt e parë të jetës.

– Në botë çdo tre sekonda lind një fëmijë.

– Disa shkencëtarë sugjerojnë se tundja e kokës si shenjë për të thënë “jo” vjen nga fakti se foshnjat kthejnë kokën e tyre, kur ata nuk duan të hanë.

– Një fëmijë mund të njohë erën dhe zërin e nënës së tij që nga momenti që lind.

– Buzëqeshja e parë e vërtetë për një fëmijë, ndodh midis javës së katër dhe asaj të gjashtë pas lindjes.

– Foshnjat e lindura në muajin Maj zakonisht peshojnë mesatarisht 200 gram më shumë se fëmijët e lindur në muajt e tjerë.

– Deri sa mbush shtatë muaj, një fëmijë mund të marrë frymë dhe të gëlltitet në të njëjtën kohë.

– Foshnjat lindin me aftësinë për të notuar dhe për të mbajtur frymën e tyre. Megjithatë, kjo aftësi zhduket shpejt.

– Shumica e të porsalindurve i humbasin të gjitha flokët me të cilët lindin brenda tre ose katër muajve të parë të jetës.

– Foshnjat zakonisht preferojnë një zë femëror nga një zë mashkullor, fakt i cili mund të shpjegojë pse njerëzit hollojnë tonin e zërit të tyre kur u flasin foshnjave.

– Sytë e foshnjave nuk prodhojnë lot derisa fëmija arrin moshën 3 deri në 6 javë.

– Foshnjat janë të lindur për të buzëqeshur! Ne e dimë këtë, sepse edhe bebet e verbra buzëqeshin – domethënë, nuk është se thjesht kopjojnë atë që shohin.

– Në 3 muajt e parë të jetës, një fëmije të porsalindur i duhet pesë deri në dhjetë minuta që të mësohet me diçka të re. Pas tre muaj atij i nevojiten 30 sekonda deri në dy minuta, ndërsa në 6 muaj, një fëmijë përshtatet në më pak se 30 sekonda.

– Nëse një fëmijë do të jetë mëngjarash apo jo, përcaktohet rreth 10 javë pas lindjes.

– Organi i vetëm që është zhvilluar plotësisht para lindjes së një fëmije është brendësia e veshit. Deri në mesin e shtatzënisë ka arritur madhësinë e një të rrituri. Në të kundërt, foshnjat lindin pa gjunjë, të cilat zhvillohen deri në 6 muajt e parë të jetës.

– Foshnjat e Kaukazit lindin shpesh me sy ngjyrë blu të errët ose gri, por kjo mund të ndryshohet shumë herë deri në ditëlindjen e tyre të parë.

– Burrat janë më të mirë në ndërrimin e pelenës së foshnjës. Atyre u duhet pak më shumë se një minutë kohë për ta kryer këtë veprim, ndërsa një gruaje mund ti duhet më shumë se 2 minuta. Ky është një informacion mjaft i rëndësishëm për ta ditur, duke qenë se mesatarisht një fëmijë ndërron rreth 3.500 pelena në vit.

– Foshnjat lindin me 300 kocka në trupin e tyre, por përfundojnë me 206 deri sa arrijnë moshën e rritur. Ndërkohë që fëmija rritet, kockat e vogla bashkohen me njëra-tjetrën për të formuar ato më të mëdhatë.