23-vjeçarja vuen nga nji çrregullim i rrallë, ‘kënaqësia’ po ia merr shpirtin (foto/video)

Amanda McLaughlin, 23 vjeçare, nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës, vuen prej 10 vjetesh nga PGAD (Persistent Genital Arousal Disorder) e që ban që ajo me ndje epsh seksual gjatë tanë kohës.

Kjo smundje i shkakton asaj dhimbje edhe në kambë. Ajo tash ka folë për gjendjen e saj për nji dokumentar të BBC, “Three’s Living Differently”.

“Nuk asht argëtuese me ndje nxitje gjatë tanë kohës. Ndjehesh sikur je gati me pasë orgazëm dhe mandej kurrë nuk largohet”, tha McLaughlin.

Simptomat e PGAD asaj i ishin shfaqë kur ishte vetëm 13 vjeçare, por ishte diagnostifikue mbas 6 vjetesh.