25 vjeçarja humbi 52 kile në mënyrë natyrale, askush nuk e beson

Kjo mësuese ka humbë 52 kile mbasi u nda nga i dashuni i saj. Laura Micetich nga Tennesse asht shprehë se njerëzit nuk arrijnë me besue se ajo asht dobësue në mënyrë natyrale.

“Daily Mail” shkruen se 25 vjeçarja dikur ka peshue 136 kile. E reja ka kallxue se në fillim ka kambëngulë që me ju nënshtrue nji operacioni për me humbë në peshë.

Kanë kalue dy vite dhe Laura doket aq ndryshe, saqë njerëzit e akuzojnë se ka ba ndërhymje apo ka marrë pilula të veçanta.

“Njerëzit mendojnë se kam krye operacione, por e tana ka qenë nji proces natyral. Jam stërvitë shumë. Qëllimi im kryesor asht me qenë e lumtun dhe e shnetshme”, shprehet Laura për “Daily Mail”.