3 substancat që luftojnë kancerin e prostatës

Studimi ma i ri nga Universiteti i Texas ka zbulue disa substanca, të cilat luftojnë kancerin e prostatës. Simbas Institutit Linus Pauling në Oregon, kanceri i prostatës asht ndër llojet ma të përhapuna në Amerikë dhe shkaktari i dytë i vdekjes së mashkujve.

Me rritjen e moshës, rritet edhe rreziku për zhvillimin e kësaj smundje, kështu që asht shumë e randësishme që të kujdeseni siç duhet dhe në mënyrë konstante.

Studimi i ri ka zbulue se përbamjet që gjenden në ushqime si shafrani i Indisë, likura e molllave dhe rrushi i kuq munden me pengue zhvillimin e matejshëm të kancerit të prostatës.

Studiuesit kanë përdorë nji teknikë të re tue testue shumë produkte që mendohet se kanë veti anti-kancer. Ato kanë testue plot 142 bimë dhe kanë arritë në përfundimin se këto përbamje munden me parandalue kancerin e prostatës. Në raste të tjera, ato munden me pengue zhvillimin e matejshëm të qelizave kancerogjene.

Qe cilat janë ato:

– Acidi ursulik, kjo substancë gjendet me shumicë te likura e mollës.
– Curucumin, ku ingredient gjendet ma shumë te Shafrani i Indisë.
– Resvaratrol, kjo lloj përbamje gjendet ma shumë te rrushi.

Këto substanca kanë veti shumë të fuqishme anti-kancerogjene dhe ju ndihmojnë që të kujdeseni për shneten e prostatës. Studimi i plotë asht botue në Journal Presicion Oncology.