Aspirini ju largon nga rreziku i kancerit!

Me marr rregullisht Aspirin për nji periudhë të gjatë, redukton ndjeshëm rreziqet nga kanceri kolorektal (i zorrës), simbas analizave të kryeme nga dy studime të gjana të publikueme sot, që konfirmojnë vetitë antikancerogjene të këtij anti-inflamatori të njoftun nga të gjithë.
Këto punime të publikueme në “Gazetën e Shoqatës Amerikane Mjekësore, Okologji”, sugjerojnë gjithashtu se përdorimi i Aspirinit mundet me qene element me aftësi parandaluese të koloskopisë dhe të teknikave të tjera të egzaminimit, pa qenë e nevojshme që t’i nënshtroheni.
“Tashma ne mujm me ju rekomandue nji numri të madh personash me marr  parasysh përdorimin e Aspirinit për me i reduktue rreziqet e kancerit kolorektal”, thekson Dr. Andrew Chan, shef i njisisë së epidemologjisë klinike në spitalin e përgjithshëm të Masachusets, dhe nji nga autorët kryesorë të këtij studimi.
Megjithatë, theksoi ai, “në këtë stad, na nuk jemi në gjendje me rekomandue përdorimin e Aspirinit për parandalimin e tana formave të kancerit”.