4 arsye shëndetësore pse duhet me pi nji gotë ujë, menjiherë sapo t’çoheni

Gjatë gjumit, fyti dhe goja thahen, prandaj asht mirë që gjaja e parë që duhet me ba në mëngjes asht me pi nji gotë ujë. Nëse pini shumë ujë gjatë ditës, atëherë keni me marrë përfitime të shumta në shnetë. Uji luen nji rol shumë të randësishëm në funksionimin e duhun të trupit, ai ju hidraton dhe përmirëson shnetin e përgjithshëm.

Qe pse duhet me pi nji gotë ujë menjiherë sapo t’çoheni në mëngjes:

Mbas 7­8 orëve gjumë fyti, goja dhe trupi thahen. Prandaj, asht shumë e randësishme që me u hidratue sapo t’çoheni. Nji gotë ujë esëll ka me ju ndihmue me u rritë fluksi i oksigjenit në gjak dhe ndihmon në prodhimin e muskujve dhe qelizave të kuqe të gjakut.