4 gabime qe ju bajne me shtue peshe

Shpesh ndodh të ushqehemi në mënyrën e gabueme dhe fitojme shprehi që na damtojnë metabolizmin dhe stimulojnë shtimin e peshës.
Cilat jane ato shprehi:

Ngajtje e teprueme: Çdo gja e tepërt na damton! Ngajtja gjithashtu. Vendoseni nji balans ndërmjet stërvitjes, ushqimit dhe gjumit dhe metabolizmi tuej.

Shumë perime: Perimet janë burim i mrekullueshëm i vitaminave, si dhe ushqyesve, megjithate, perimet e papërpunueme përmbajnë sasi të nalta të celulozës. Trupi ynë nuk mundet me pranue sasi të mëdhaja nga ky fibër në qoftë se vazhdimisht konsumoni perime të papërpunueme. Kjo e ngadalëson sistemin e tretjes dhe probleme të tjera shëndetësore.

Hidratimi vetëm nëpërmjet ujit: Nëse konsumoni vetëm ujë për me u hidratue, asht e randësishme me dijte se trupi ynë asht nji sistem kompleks që kërkon vitamina dhe ushqyes, per me funksionue qysh duhet. Përveç hidratimit me ujë, konsumoni edhe pije të tjera të shëndetshme.

Kufizimet e tepërta të krypës: Simbas “American Heart Association”, rekomandohen 1.500 mg krypë në ditë. Natriumi asht element i domosdoshëm në ruejtjen e metabolizmit të shëndetshëm, ndihmon në tretje, dhe ul hormonet e stresit.
/Burimi: http://simpleorganiclife.org/