5 arsyet pse s’mundeni me iu shmang rrathëve të zi poshtë syve

Shumë njerëz e kanë problem krijimin e rrathëve të zi poshtë syve, që të kallxojnë ma t’lodhun gjatë tanë kohës. Ka shumë mënyra për me i eliminue, por ka raste që nuk duhet të shqetësoheni mbasi asht diçka normale që nuk mundeni me shmang.

Qe katër arsyet pse nuk duhet me iu shmang:

Asht gjenetike. Njerëzit me nji ton ma t’errët të lëkurës i kanë ma të dukshëm rrathët e zi, simbas dermatologes Annie Chiu. Ajo tha se asht mirë përdorimi i vazhdueshëm i kremit kundër diellit.

Mosha. Me kalimin e vjetve, pjesa e lëkurës poshtë syve fillon me u dobësue dhe si pasojë krijohen dy rrathë në formën e hijeve.

Enët e gjakut janë ma të dukshme. Kur dobësohet lëkura e fytyrës edhe enët e gjakut bahen ma të dukshme, rrathët e syve bahen ma të theksuem.

Alergjitë. Janë nji nga shkaktarët e krijimit të rrathëve të zi poshtë syve dhe në këtë rast gjaja ma e mirë për me u ba asht përdorimi i nji ilaçi kundër alergjisë. Kjo ka me iu ndihmue./R.Class/