5 hapat që duhet të ndiqni për shikim të mirë!

Problemet me shikimin janë të zakonshme dhe me to perballen të gjithë brezat.

Dihet tashma se këto probleme vijnë me moshën por lidhen edhe me natyrën dhe gjenetikën.
Përkeqësimi i vizionit për shkak të leximit dhe punës në kompjuter asht gjithashtu diçka e zakontë.
Fatmirësisht, ka disa truke dhe ushtrime nepërmjet të cilave mund të mbani sytë të shendetshme dhe të përmirësoni shikimin.

1- Sytë duhet të mbahen larg nga kompjuteri dhe televizioni për rreth 3 orë në ditë, nëse keni dhimbje të syve.

2- Kur të ndieni lodhje në sy, nepërmjet gishtave butësisht masazhoni zonën përreth tyne.

3- Kur të ndieni lodhje nga kompjuteri, ngulni sytë nga dritarja për 2 minuta dhe referojuni nji pamje në distancë.

4- Kur të ndieni lodhje dhe tensionin e punës së madhe para gjumit, vendosni mbi sytë e mbyllun kompresa me ujë të vakët ose çaj kamomil.

5- Për të forcu muskujt e syve, ndiqni drejtimin e nji shigjete imagjinare ngadalë dhe me kujdes. Për rezultate ma të mira, persëriteni këtë ushtrim 3­5 herë.