5 këshilla që ju ndihmojnë me pshtue nga dhimbja e shpinës

Dhimbja e shpinës asht nji prej problemeve, me të cilat njerëzit përballen ma shpesh. Pamvarësisht trajtimit, për shumë njerëz kjo nuk mjafton. Duhet nji kombinim ndryshimesh të vogla, të cilat munden me ndikue në eliminimin e dhimbjes.

Kërkoni gjithnji pozicione të reja në shtrat

Nëse vueni nga dhimbja e qafës në mënyrë të veçantë, sigurohuni që me mbështetë në jastëk vetëm kryet, tue lanë jashtë tij qafën dhe shpatullat.

Edhe lloji i jastëkut ka shumë randësi. Nuk ekziston nji lloj jastëku që asht i përshtatshëm për të gjithë, prandaj kërkoni rehatinë tue përdor jastëk të ndryshëm.

Kujdes qëndrimin

Qëndrimi jo korrekt prish balancat muskulore dhe mundet ma damtue shtyllën kurrizore, tue shkaktue dhimbje në disa zona të saj. Pjesa e gjoksit duhet me u mbajtë drejt dhe nalt, në mënyrë që shpatullat mos me u përkul përpara, por me u ruejt forma natyrale e shtyllës kurrizore, as krejt e harkueme dhe as krejt e drejtë.

Ushtrime

Nji shpinë e fortë rrezikohet ma pak nga deformimi dhe dhimbja. Për me pasë një të tillë asht ideal kombinimi i ushtrimeve të Pilatesit me ato të palestrës.

Hiq dorë nga këpucat e nalta

Na asht thanë gjithmonë se këpucët me taka ndikojnë negativisht te shpina dhe gjujt, por edhe balerinat e kanë nji ndikim të tillë. Ato munden me shkaktue dhimbje shpine, sidomos nëse edhe forma natyrale e tabanit të kambës asht e sheshtë. Këpucët e rehatshme dhe pak të ngrituna në pjesën e themrës janë të këshillueshme.

Bani pauzë nga tavolina e punës

Qëndrimi për nji kohë të gjatë ulun ushtron presion në disqet e zonës lumbare të shtyllës kurrizore. Mundeni me zgjedhë me u ngritë herë mbas here për me u çlodhë dhe për me lëvizë pak.