5 menyra se si mundeni me trajnue mendjen tuej!

trajnimitruni

5 mënyra për me u argëtue dhe mbajt në trajnim muskulin ma të randësishëm, trunin.

A e dini se ngarkimi i trurnit çon në degradimin e tij? Ndodh me u përballe me ngatërrime germash, ndërsa je tue lexue? Atëherë, ndoshta ka ardhe momenti me trahnue mendjen tande!

Provimet universitare, intervistat e punës, projektet personale: në krejt këto kontekste, nji mendje e trajnueme asht nji faktor kritik për suksesin.

Logjika, kapaciteti i përllogaritjeve, kujtesa dhe vemendja nuk janë të linduna, por kanë aftësinë për me i zhvillue në saje të nji stërvitjeje të duhun.

5 burime për me trajnue mendjen tuej, pa harrue argëtimin:

Lumosity

Nji nga trajnimet ma të famshme të mendjes n’Internet, Lumosity, asht zhvillu nga studiuesit n’Universitetin Stanford. 10 minuta stërvitje në ditë në saje të ushtrimeve dhe ju keni me ndie qysh truni juej ma i shpejte. Nji lojë e shpejtë llogaritje mendore, mjaft e dobishme asht  edhe “Rain Drop”. Për fat të keq Lumosity nuk asht falas, dhe këtë mundeni me provue  pa pagesë për 15 ditë: por cilësia shpesh ka edhe nji çmim.

Llogaritje e shpejtë mendore

Nji nga ushtrimet ma të efektshme me mbajt në kondicion trunin tuej asht padyshim llogaritja e shpejtë mendore. Maqinat llogaritëse dhe kompjuterat e kanë atrofizue tashma këtë aftësi.  Interneti ofron shumë burime falas dhe teknika për me zhvillue aftësinë tuej për llogaritje të shpejtë mendore. Qe disa prej tyne: lojë matematike e shpejtë, aplikim i lirë flash për me testue shpejtësinë tuej të llogaritjes me operacionet themelore matematikore; beatcalc, nji koleksion i gjanë i teknikave kompjuterike të shpejta, probleme logjike, të cilat nuk janë të lidhuna direkt me llogaritjet e shpejta, por ato janë nji mjet i vlefshëm për me i zhvillue aftësitë e jueja të logjikës.

Brain challenge

Asht deshmu se për me mbajt në kondicion trunin tonë, janë shume të vlefshme 10 minuta në ditë. Radhët në supermarket, zyra postare, udhëtime me metro, tren, autobus dhe në përgjithësi krejt “koha e vdekun”, janë çastet e duhuna për me ba seanca të stërvitjes së mendjes. Nëse keni nji iPhone, ju mundeni me përdore Brain Challenge: ky aplikacion për iPhone ju jep dheta ushtrime që kanë për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të ndryshme mendore, nji grafikë të përpiktë dhe përdorshmëni të shkëlqyeme.

Librat

I keni parasysh ato paralelepipeda prej letre apo kartoni që i urrenit aq shumë në shkollë? Librat janë nji nga burimet ma të mira për me i zgjanue horizontet e mendjes tuej, ta mbani ate të freskët dhe ta bani sa ma reaktive. Nji libër mundet me ju motivue, me ju ba me kesh, me ju ba te dashnuem, me ju ba me andrrue, etj.

Me ba gjana te reja

Nuk ka send ma te mire sesa me ba gjana te reja, qe s’i keni ba deri sot: me ndrrue marshuten qysh shkoni ne pune; me fole me njerez te panjoftun; me mesue nji gjuhe te huej…