5 sekretet e njerëzve që nuk smuhen kurrë

Me siguri njihni nji person që arrin me qenë gjithmonë i shnetshëm, edhe kur njerëzit përreth tij janë me kollë, temperaturë apo ndjehen të stresuem. Nëse keni mendue ndonjiherë çka bajnë këta njerëz për të qenë në formë gjatë tanë kohës, asht koha të mësoni disa nga sekretet e tyne.

Fleni mjaftueshëm

gjume

“Unë fle 8-10 orë gjumë gjatë natës dhe jam e shnetshme”, kallxon Amelia Narcisi.

Ekspertët e gjumit biejn dakord se me flejt mjaftueshëm asht çelësi për nji sistem imunitar të fortë. Nji studim ka kallxue se njerëzit që flejnë vetëm 5-6 orë gjatë natës kanë 30% ma shumë gjasa m’i nxanë gripi kur ekspozohen ndaj nji virusi, krahasue me njerëzit që flejnë ma shumë se 7 orë.

Konsumoni ushqime të pasuna me vitaminën C

vitamin-c

Edhe pse të dhanat shkencore që vërtetojnë se vitamina C përmirëson imunitetin janë të pakta, Sam Jernigan betohet për të: “Sa herë që ndjejë se diçka nuk po shkon mirë, marrë 2000 njësi të vitaminës C deri në katër herë në ditë”.

“Në 15 vjet, nuk jam prekë asnjiherë nga gripi”, kallxon ai.

Shmangni stresin

stres

Asht vërtetue shkencërisht se stresi dobëson sistemin imunitar. Prandaj, duhet ta shmangni stresin në nji mënyrë të shnetshme.

Qëndroni të pastër

duart

“I laj duert gjatë gjithë kohës dhe i hap dyert dhe prek butonat e ashensorit me nji pecetë të pastër sa herë kam mundësi”, kallxon Dan Collins, i cili punon si zadhënës i medias te nji spital në Baltimore.

“Dhe, sa herë ulem te tavolina, i pastroj duert menjiherë me nji pecetë të lagun”.

Bani stërvitje rregullisht

palester

Stërvitja rregullisht forcon sistemin imunitar dhe ju rrezikun ma pak nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

“Unë dhe bashkëshorti im bajmë stërvitje të paktën tre herë në javë dhe kemi bashkëpunue me nji trajnues personal për shumë vjet”, kallxon Julie Michener,.

“Mendoj që kjo asht arsyeja pse nuk smuhem, edhe kur të gjithë në zyrën time janë të smutë”