5 Superushqime per femnat

Simbas Udhezimeve ma te reja amerikane se qysh me u ushqye, del se femnat nuk jane tue marr sa duhet potasium, fiber, choline, magnesium, kalcium, hekur dhe vitamina A, D, E dhe C.

Keto jane 5 ushqimet qe i preferohen per me i kompensue nutricientat qe u permenden ma nalte:

1. Vote – Per shume kohe te demonizueme si zatetese te arterieve, sot e dijme se vote jane plot me nutricien dhe mujn me qene pjese e dietes se shnosh tuej. Nji vo i ka ma shume se 10 nutriciena esencial si, hekurin, vitaminin D, zinkun, luteinin, zeaxanthin’in dhe choline’in, dhe permban proteine dhe antioksidanta kualitativ. Te femnat vitamini D ofron mbrojtje nga osteoporoza qe shfaqet ma sidomos mbas menopauzes.

2. Kum’llat e thata – Me i hanger 5 deri ne 6 kum’lla te thata ne dite kjo ju ndihmon shume me forcue dendesine e eshtnave tuej ne moshen e shtyeme, sidomos te femnat mbas menopauzes,  thone espertat e Universitetit Shtetnor te San Dieogos. Kum’lla permban vitaminin K, boron, magnesium, potasium dhe polifenola qe ndihmojne forcimin e eshnave.

3. Jogurti grek – Jogurti qe asht ba zakon me e quejt ‘grek’, ka njisoj kalcium si çdo jogurt tjeter, por dy here ma shume proteina e ma pak sheqer. Me hanger ma shume jogurt grek kjo i ndihmon grate me humbe peshe dhe me i ruejt muskujt. Plus shtoja kalciumin qe zakonisht e permban qe mundet me i ndhmue edhe eshnat.

4. Salmoni – 
Ka shume peshq ne det, por salmoni asht ma i shnetshmi. Asht krejt protein i mbushun me yndyrna omega-3, qe ndihmon me luftue inflamacionin dhe i ruen eshnat. Sugjerohet ma pak mish te kuq, e ma shume salmon per grate.

5. Festek – Ikni prej chips’ave e merrni festek. Konsiderohet grisina ma e shnetshme sepse asht me minerale, vitamina e nutriciena te nevojshem, e ka aq pak kalori. Ideal per dieta e per heqje te peshes./ WebMD.com/