5 vjeçarja me sindromin e ujkut

Kjo vajzë e vogël vuen nga sindromi i quejtun sindromi “ujk”, i cili pamvarësisht përpjekjeve për me largue këtë sindrom, gjendja e saj ka vazhdue me mbete e njajte. Ky sindrom shkakton kime në tane trupin.

Kemilly Vitoria Pereira de Souza, 5 vjeçare, u diagnostifikue me hypertrichosis. Përpos kimeve, ky sindrom rritë buzët dhe hundën, shkruen tablloidi britanik express.uk.

Në Dhetor të vitit 2013, familja e saj kërkoi tretmane të ndryshme për me zhduk këtë sindrom nga vajza e tyne, por përpjekjet ishin të kota.

Përfaqësuesit në spital pohojnë se pajisjet mjekësore të përdoruna për terapi ndaj vajzës, janë thye pasi që kimet e saj janë të egra dhe nuk mund të largohen.

sindroma1 sindroma2 sindroma3