6 arsye pse duhet me i hangër qershitë

Shumë shpejt, qershitë po fitojnë nji reputacion të cilin nuk e kanë pas ma herët. Për fat të mirë, edhe për pak kohë dhe kemi me qenë në sezonin e qershive, dhe në vendin tonë dhe asht nji mundësi e mirë që me kontribue pozitivisht në shnetën tonë, përmes konsumit të tyne. Gjashtë të mirat shëndetsore që qershia i sjell trupit tonë renditen ma poshtë:

Reduktojnë presionin e gjakut:

Nji studim i ri i publikuem ka tregue se langu i qershisë asht ma efektiv në uljen e presionit të gjakut sesa ilaçet. Nëse ju pini 60 ml lang qershie të hollueme me ujë, presioni i gjakut ke me u ulë për 7% mbrenda tri orëve. Kaq mjafton për me ulë rrezikun e nji sulmi në zemër për 38% dhe për me ulë rrezikun e sëmundjeve të tjera të zemrës për 23%.

Reduktojnë inflamacionin (pezmatimin):

Qershitë përmbajnë 2 komponentë të fuqishëm që janë antocianina dhe flavonoidi dhe shkencëtarët kanë gjetun se qershitë ndikojnë pozitivisht tek pezmatimet kronike.

Janë burim i mirë i vitaminës C:

Nëse ju konsumoni 150 gr qershi, do me thanë se ju keni plotësue 25% të dozës së rekomandueme të vitaminës C në bazë ditore.

Stimulon funksionin e trunit:

Doni me qenë gjithmonë t’fokusuem? Atëherë hani qershi, shkencëtarët kanë pohue se qershitë gjithashtu zvogëlojnë gjasat e sëmundjeve të trunit.

Janë relaksuese fantastike:

Qershitë munden me zvogëlue damin dhe dhimbjen e muskujve mbas nji dite me ushtrime në palestër. Kjo asht, për shkak se, qershitë janë anti-inflamatore dhe anti-oksidante të fuqishme.

Ndihmojnë me ba gjumë të mirë:

Qershitë janë burim natyror i melatonines, nji hormon që rregullon kontrollin e gjumit dhe nji studim i fundit ka tregue se langu i qershisë ndikon tejmase pozitivisht tek të rritunit me probleme të pagjumësisë.