6 ditë aktivitete për Javen Europiane të Imunizimit

java

Organizu nga Ministria e Shëndetësisë, Zyra e UNICEF’it dhe OBSH’s në Kosovë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga 24-30 Prill 2016, do të shenohet Java e Imunizimit.

Ceremonia e hapjes së kësaj jave do të mbahet sot, prej ores 11:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Përmes nji komunikate për media Ministria e Shëndetësisë thotë se ‘Java Europiane e Imunizimit’ në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizueme me rritë vetëdijesimin për imunizimin, e rrjedhimisht edhe përmirësimin e statusit shendetësor të femijëve në Kosovë.

Në komunikatë thuhet po ashtu se ky asht prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP’s, UNICEF’it e OBSH, me qellimin që të parandalohet rishfaqja e sëmundjeve ngjitëse të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguru që të gjithë femijët të kenë nji mundësi të barabartë për nji të ardhme të shëndoshë.