7 llojet e kollit dhe smundjet që paralajmërojnë

Alergji: Ftofje? Nuk ka randësi shkaktari, ka nji arsye të thjeshtë që mshefet mbas tyne: “Kolli asht nji mekanizëm mbrojtës për me i pastrue rrugët e frymëmarrjes”, shpjegon Jonathan Parsons, drejtues i Klinikës së Kollit në Qendrën Mjekësore Wexner të Universitetin Shtetnor të Ohios.

Qe cilat janë disa nga llojet e kollit dhe smundjet që paralajmërojnë:

Kolli që shoqnohet me rrjedhje hundësh

Doket si nji koll i lagësht. Ai shkaktohet nga mukusi që vjen nga fyti (për shkak të alergjisë ose ftofjes) dhe prek fundet nervore, tue nxitë kështu kollin.

Simptome të tjera: Kolli përkeqësohet ma shumë natën. Nëse asht shkaktue nga alergjia, mund t’ju skuqen sytë dhe teshni shpesh. Po vazhdoi e njajta gjendje për ma shumë se nji javë, duhet të konsultoheni me nji mjek të specializuem për alergjitë.

Astma

Doket si nji koll i thatë që përfundon me marrje fryme me zor.

Simptoma të tjera: Kolli përkeqësohet ma shumë gjatë natës ose kur jeni tue stërvitë; shtrëngim të gjoksit, zhurmë në frymëmarrje në formën e nji fishkëllime, dobësi.

Diagnoza: Për me diagnostikue astmën përdoret spirometri, nji makineri me sensorë që mat forcën e frymënxjerrjes. Pacienti duhet të fryjë me forcë dhe shihet rezultati në spirometër.

Refluksi gastro-ezofageal

Doket si nji koll i thatë dhe i vrullshem.  Smundja e refluksit gastro-ezofageal ndodh kur acidi nga stomaku vjen në ezofag. Ajo asht shkaktari i dytë kryesor i kollit kronik, që shkakton rreth 40% të rasteve.

Simptoma të tjera: Kolli përkeqësohet kur jeni shtritë ose tue hangër. Sheja ma e zakonshme asht kur kolli fillon sapo të shtriheni për me flejt.

Smundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD)

Doket si nji koll kronik, që prodhon shumë mukus, sidomos në mëngjes. Kjo sëmundje përfshin si bronkitin kronik ashtu edhe emfizemën. Shkaktari kryesor i saj asht duhanpimja.

Pneumoni:

Doket si nji koll i thatë që mbas pak ditësh kthehet në koll të lagësht me mukus ngjyrë të verdhë, jeshile dhe/ose e kuqe.

Simptoma të tjera: Temperaturë, të dridhuna, dhimbje gjatë frymëmarrjes ose kur kolliteni.

Diagnoza: Për diagnostikimin e kësaj sëmundje nevojitet stetoskopi. Mund të jenë të nevojshme të bahen edhe teste të gjakut apo rreze X për të përcaktue nëse asht viral apo bakterial. Trajtimi për këtë të fundit asht marrja e antibiotikëve. Ndërsa, nëse asht viral, të vetmet kura janë pushimi, medikamentet për kollë dhe nji supë pule.

 Koll i mirë

Doket si nji koll i thatë dhe e ashpër, që përfundon me nji tingull të fortë kur merrni frymë. Rastet e prekuna me këtë smundje janë rrallue që mbas shpikjes së vaksinave në vitet ’40.