8 ushqime për nji gjumë ma t’mirë

1.Qumështi i ngrohtë

Produktet e qumështit kanë në përbamjen e tyne calcium dhe tripofan që me ndihmue për me pas nji gjumë sa ma të mirë.

2.Orizi

Tue hangër oriz, ju keni me i çlirue insulinën nga trupi, e cila ka me i djegë kaloritë e orizit. Kjo ka me ju ba me u ndie të përgjumun mbrenda nji kohe të shkurtë.

3.Bajame

Hekni dorë nga hapat e gjumit dhe zavendësojini ato me nji grusht bajame. Bajamet përmbajnë magnez, i cili provokon gjumin dhe ndikon në relaksimin e muskujve tuej.

4.Mjalti

Edhe pse mjalti përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, ju nuk keni pse me u shqetësue. Glukoza e ban trupin tuej me ndërpre ndjenjën e urisë. Nëse e përzieni mjaltin me pak qumësht, keni me gjetë balancën e duhun të karbohidrateve dhe proteinave që ju duhet për me ba nji gjumë të qetë.

5.Qershitë

Qershitë janë nji burim i besueshëm që ka me ju ba me përmiresue rutinën tuej të gjumit mbasi ato përmbajnë melatoninë, e cila ndihmon gjumin. Nëse i shtoni ato në dietën tuej keni me përfitue mjaftueshëm vitaminë A dhe C.

6.Bananet

Falë magnezit që ato përmbajnë, bananet çlirojnë muskujt tuej dhe indet nervore. Përmbajtja e naltë e vitaminës B6 te bananet iu relakson, por njikohësisht ju ndihmon me flejt.