Disa fakte qe kane me ju gerdite duhanin!

Për ditën botnore pa duhan 2016, (World No Tobacco day) kemi mbledhe 5 fakte jo shumë të njoftuna, që kane me ju ba mos me pi ma.

Ose të paktën me reflektue për çdo situatë.

5 cigare ndotin sa nji lokomotivë me benzinë!

Një test i kryem nga qendra antiduhan nga Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano ka zbulue se tymi i pesë cigareve e ndot ajrin aq sa nji lokomotivë për trena me benzinë. Testi ka vlerësu emetimet e grimcave të pluhnave PM10, apo ato me nji diametër ma pak se 10 mikronë (mijë e milimetrit).

Duhanpimja pasive ekziston edhe jashtë

Cigaret ndotin edhe mjedisin e jashtëm. Sipas nji studimi të Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, për shkak të duhanpimësve, mes orës 18:00 dhe mesnatës, përqendrimi i grimcave të pluhnave,  asht ma e madhe sesa ajo që gjendet në rrugët me kerre.

Ky studim asht publikue këto ditët e fundit në European Respiratory Journal.

Edhe bishtat e cigareve janë helmuese

Për këdo që hedh në tokë bishtat e cigareve, normat e reja të denimeve në disa vende të botës shkojnë nga 30 deri në 300 euro. Kjo shifër justifikohet si nga fakti që nji bisht cigareje do 3 deri në 4 vjet të shpërbahet si nga sasia e substancave toksike dhe kancerogjene që gjenden në to. Kryesoret janë: nikotina, si dhe metale të randa të tilla si nikeli, kromi dhe arseniku.

Lania e duhanit rrit gjoksin

Femnat që lanë duhanin, mbas disa muejsh vërejnë rritje të gjoksit. Kanë qenë vetë ato të cilat u kanë thanë mjekëve të Institutit Kombëtar të Tumoreve të Milanos, tue ju përgjigj nji pyetësori të hartuem posaçërisht për këtë çashtje. Efekti i shëndoshjes përfshin vetëm gjoksin. Studiuesit bien dakord se shtimi i volumit vjen nga fakti se pimja e duhanit interferon me metabolizmin e hormoneve seksuale femnore dhe në veçanti me atë të estradiolit.

Duhani provokon plakje të parakohshme

Që duhani shkakton rrudha kjo nuk asht nji risi. Por para disa vitesh, nji grup kirurgësh plastikë të universitetit Cleveland (SHBA), deshi të kuptonte se cilat janë sinjalet identifikuese të plakjes nga cigaret, tue analizue 79 çifte binjakësh, nga të cilët njani pinte duhan që prej pesë vitesh dhe tjetri jo.

Te cifti i parë janë pa qepalla të syve të randueme, rrudha përreth tyne e sidomos në pjesën e poshtme të fytyrës. Këtyne karakteristikave u shtohet nji zverdhje e përgjithshme e fytyrës. Ndërkohë, studime të tjera kanë tregue se duhanxhijtë kanë flokë ma të zbehta, akne dhe fytyrë të yndyrshme.