A asht e damshme me flejt n’bark?

Shumë njerëz pëlqejnë me flejt përmbys, por ky pozicion gjumi ka edhe efektet e tij negative në shnetë.

Lajmi i mirë asht se me flejt në këtë pozicion nuk asht nji problem për personat në moshë të rritun që nuk kanë probleme me shnetën. Megjithatë, ai mundet me shkaktue probleme te personat, të cilët kanë shqetësime nga dhimbje kronike të mesit.

Nëse keni dhimbje shpine gjatë kohës që fleni, qe disa gjana që mundeni me i ba: nëse fleni përmbys, vendosni nji jastëk poshtë barkut; nëse flini në njëanin krah, afroni kambët te krahnori dhe vendosni nji jastëk midis tyne; nëse fleni me kurriz, vendosni nji jastëk të vogël poshtë gjujve. Vendosja e jastëkut shmang tendosjen e ligamenteve dhe si pasojë edhe dhimbjet. Për ma tepër, vendosja e jastëkut krijon nji harkim natyral dhe të nevojshëm për trupin.

Nëse dhimbjet e shpinës nuk pushojnë pamvarësisht krejt gjanave që bani, asht mirë të konsultoheni me nji mjek.