A asht mirë me kajtë fmija deri sa ta nxen gjumi?

Nji studim i ri e mbështet idenë se, nuk ka asgja të keqe për nji fëmi me kajtë deri sa ta nxe gjumi. Kjo jo vetëm që nuk asht nji gabim, por shihet edhe si metoda ma efektive dhe që nuk shkakton stres apo probleme të qëndrueshme emocionale te foshnjat.

Studiuesit në Australi kanë punue me 43 grupe t’prindve, të cilët i kanë pasë foshnjat midis moshës 6 dhe 16 muej. Ankesa e tyne ishte e njajtë: Fmitë kishin probleme me gjumin.

Studiuesit u kërkuen prindve që me u largue nga dhoma mbrenda nji minute dhe me i vnue fëmit e tyne në shtrat. Në qoftë se ata kanë me fillue me kajtë, atëherë prindet duhet me pritë nji farë kohe para se me shkue te ata.

Tre muej mbas fillimit të studimit, studiuesit provuen se foshnjat që kanin vetë në dhomë kishin gjasa që me folë gati 15 minuta ma shpejt se foshnjat, drejt të cilave vraponin prindët e tyne për me i ngushëllue.