A asht për me u besue: Gratë gjatë lindjes munden me përjetue orgazëm!

Dhimbjet e lindjes konsiderohen si ma rraskapitëse për me u durue, por, nji studim kallxon se po rritet numri i grave që gjatë lindjes nuk përjetojnë dhimbje.

Nji studim i bamë publik së fundi, ku kanë marrë pjesë “Positive Bith Movement” dhe “Channel Mum” (dy organizata që ofrojnë asistencë dhe këshilla për gratë shtatzana), kallxon se, rreth 6 % e grave të përfshime në pyetësor pranuen se kanë pasë nji orgazëm gjatë lindjes.

Hipoteza, edhe pse pak e diskutueme, asht konfirmue nga disa gjinekologë dhe mami, që thonë se kanë qenë dëshmitarë të rasteve të tilla.

Megjithatë, disa akademikë nuk e pranojnë këtë.

Në vitin 2013, u publikue nji studim i ngjashëm, simbas së cilit, 0.3 % e grave të pyetuna kishin pranue se kishin përjetue nji orgazëm gjatë lindjes.

Ndërkohë, studimi i fundit kallxon se përqindja ka shkue në rreth 6 %.