A duhet me u la çdo ditë?

Krejt kanë dëshirë me u pastrue çdo ditë, sidomos mbas atyne ditëve të gjata dhe të lodhshme. Mirëpo, simbas shkencëtarëve, lamja e përditshme asht nji gabim shumë i madh.

Tue qenë se trupat janë të ndryshëm, edhe përgjegja nuk mundet me qene “nji” për krejt. Çdo trup ka karakteristikat e tij. Dallimi midis llojeve të trupave nis nga sasia e djersëve dhe bakterieve që prodhohen në baza ditore.

Edhe pse mendohet që pastrimi i largon bakteriet, lagështia në likurë ban që përmes saj me u krijue bakterie të reja e të shumta.

Shkencëtarët rekomandojnë që ma së shumti me u pastrue tri herë në javë.