A e dini pse bebet i ferkojnë sytë!

Me siguri tashma keni mësue që tue fërkue sytë bebja thotë që asht “e gatshme” për gjumë.

Mirëpo, a keni pyet përse ban ashtu?

Ekspertët thonë që ky reaksion asht pasojë e lodhjes, sepse lodhet çdo pjesë e trupit të bebes, andaj edhe sytë.

Për me zvogëlue tendosjen në muskujt e syve, ajo pa vetëdije fillon me i prekë kapakët e syve dhe me i fërkue, kështu që të rritunit përpiqen që me masazh t’i ndihmojnë vetes kurdo që diçka u dhemb.

Shumica e prindëve atëherë u largojnë duert, tue u frigësue se do të lëndohen, mirëpo pediatrit thonë që kjo gja asht gabim, derisa fërkimi nuk asht i vrazhdë dhe nuk zgjat shumë.

Në vend që t’i çorientojnë në këtë, nanat dhe baballarët do të duhej që këtë me “lexue” si apel për me shkue në shtrat.

Nëse megjithatë bebja nuk do të flejë, mund të thotë që me fërkimin e syve dergon sinjal që diçka tjetër e pengon.

Asht e mundshme që i ka hy pluhun apo ndonji gja tjetër, prandaj do të duhej të verifikohej, në mënyrë që me fërkim të mos e komplikojë edhe ma tepër situatën.

Mbase edhe “proteston” edhe për shkak të ajrit të thatë në dhomë, i cili ja thanë kanalet e syve.