A e përcakton grupi i gjakut rrezikun për sulm në zemër?

Nëse nuk e dini grupin e gjakut, asht koha ta mësoni, mbasi mundeni me i zbulue disa informacione interesante për shneten.

Studimi ma i fundit, i publikuem gjatë Kongresit të Katërt Botnor të Heart Failure 2017, sugjeron se grupi i gjakut mundet me përcaktue nëse rrezikoheni nga ataku në zemër.

Hulumtuesit shkencorë analizuen të dhanat e ma shumë se 1 300 000 njerëzve nga 9 studime të maparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% ma të rrezikuem të pësonin atak në zemër krahasue me ata me grup gjaku 0, shkruen Shëndeti.

Mekanizmi egzakt mbas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk asht ende i qartë. Megjithatë, egziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim ma të naltë të nji proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Willebrand, i cili mundet me shkaktue bllokim të arterieve e si pasojë edhe atak në zemër.