A ka jetë mbas vdekjes? Shkenca jep përgjigje!

Çfarë ndodh mbas vdekjes mbetet për shumë prej nesh nji nga pyetjet që nuk ka gjet ende përgjigje.

Por, kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbulue se disa gjene munden me u zhvillue aktivitetin edhe disa ditë mbas vdekjes.

Simbas tyne, ma shumë se 1 mijë gjene janë aktive dhe mbas vdekjes.

Ma shumë sesa për me kuptue vdekjen, ky zbulim mundet me ndikue në përmirësimin e procesit të transplantit të organeve.

Për me krye këtë studim, shkencëtarët e Universitetit të Washingtonit përdorën minjtë dhe peshqit-zebër.

Në qelizat e gjalla, gjenet aktive transkriptohen nga makineria qelizore, tue krijue nji kopje të përkohshme të informacionit gjenetik në formën e ARN’së.

Sa më shumë ARN gjendet në qarkullim, aq ma aktiv asht gjeni.

Gjatë eksperimentit, shkencëtarët gjetën 1 063 gjene aktive.

Në dy studime të publikueme online në lidhje me këtë temë gjatë muejit Qershor, thuhet se shumica e gjeneve që “kapërcenin” vdekjen hynin në veprim 30 minuta mbasi ngordhte kafsha.

Por vetëm disa prej tyne vazhdonin t’ishin aktive edhe mbas 24-48 orësh.