A kishit me pi 1 filxhan çaj që kushton 9 mijë euro!

cajikina

Çaji ma i kushtueshëm në botë quhet Da Hong Pao dhe asht ma i vlefshëm se tartufi i bardhë.

1 gram prej këtij çaji kushton 1300 euro ndërsa për të pasë sasinë e mjaftueshme që i duhet nji filxhani, duhet me pague 9 mijë euro.

“Ari i çajrave”, vlen 30 herë ma shumë se vetë floriri.

Ky çaj asht i kultivuem në Malet Wuyi, në Fujian të Kinës, ku tradita ka nisë 1600 vite më parë.

Por, ky lloj, Da Hong Pao, asht ma speciali nga të gjithë. Asht mistik sepse legjendat thonë që ka kurue nanen e nji perandori të dinastisë Ming.

Emni i tij përkthehet “fustani i kuq”.

Ende sot, ato gjethe e rrajë mbijetojnë dhe shkojnë të gjitha për presidentin kinez apo shiten n’ankand për kë asht i gatshëm me pague ato shifra parash.

1 kilogram prej tij kushton rreth 100 mijë euro.

Ata që e kanë provue thonë që asht nji kurë e vërtetë për shpirtin e mendjen.